Video tronditëse/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike nga makina dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant

Evropë

Video tronditëse/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike nga makina dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 08:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Mes trazirave në Angli, një video është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, ku ka shfaqur mjaft shqetësime.

Në video shihet një person rreth të 30-ave i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë. Policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi.

Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM (Dokumentimi i shtypjes kundër myslimanëve) ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.

“Ne jemi vënë në dijeni të një video që qarkullon në mediat sociale që tregon një burrë që i afrohet një automjeti me një sharrë elektrike të hënën në mbrëmje. Oficerët tanë vepruan me shpejtësi dhe mbrëmë arrestuan një burrë rreth të 30-tave me dyshimin për konflikt. Ai mbetet në paraburgim policor për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e Policisë së Mançesterit./https://top-channel.tv/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat