Urdhërohen evakuime pranë Athinës, autoritetet greke po ‘luftojnë’ me zjarret

Evropë

Urdhërohen evakuime pranë Athinës, autoritetet greke po ‘luftojnë’ me zjarret

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një zjarr me përhapje të shpejtë shpërtheu në disa lagje afër kryeqytetit grek të Athinës të hënën, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Rreth 685 zjarrfikës dhe 32 njësi ajrore janë vendosur për të shuar zjarrin që filloi të dielën pranë qytetit Varnavas, në veri të Athinës, thanë autoritetet lokale, raporton CNN.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar “një zjarr jashtëzakonisht të rrezikshëm” për më shumë se 20 orë, në “kushte dramatike” të përkeqësuara nga erërat e forta, thatësira e zgjatur dhe terreni i padepërtueshëm në pyje të dendur e të padjegur, sipas ministrit të krizës klimatike dhe mbrojtjes civile, Vassilis Kikilias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat