"Asgjë nuk tregon se ata kanë aftësinë për të bërë një përparim më të madh, por përparimet e tyre kanë ardhur me një kosto të madhe në numrin e ushtarëve të vdekur dhe pajisjeve të humbura, thotë Dalhaug.
Pikërisht, këto shifra ekstreme të humbjeve theksohen edhe nga disa ekspertë ushtarakë, përfshirë këtu edhe analistë nga Ministria Britanike të Mbrojtjes.
Sipas vlerësimeve britanike, mesatarisht 1262 ushtarë rusë vriteshin ose plagoseshin për çdo ditë, në muajin maj. Në qershor, numri ra në 1,163, ndoshta për shkakun se ofensiva ruse në rajonin e Kharkivit ishte ndalur!
"Pikëpyetje e madhe është, nëse rusët mund të përballojnë humbjen e 1000-1300 ushtarëve muaj pas muaji, ndërkohë që kanë arritur të pushtojnë vetëm pak më pak se 1000 kilometra katrorë mbrenda një viti. Kjo nuk është një mënyrë e qëndrueshme për të bërë luftë, thotë Tormod Heier, profesor i strategjisë dhe operacioneve ushtarake në Kolegjin e Forcave të Armatosura Norvegjeze (FHS).
Forcat ruse humbasin pajisje të vlefshme ushtarake dhe përdorin sasi të mëdha municionesh!
Kjo dobëson kapacitetin ushtarak të Rusisë çdo ditë që kalon, thotë gjenerali amerikan Ben Hodges në një platformë diskutimi për The Times.
"Një paketë armësh e vonuar nga SHBA-të dhe vetë dëmtimi i Kievit ku nuk bënë të mundur mobilizimin e ushtarëve të rinj, e ka vënë Ukrainën në mbrojtje. Atyre u mungojnë ushtarët për të menaxhuar vijën e gjatë të frontit ku veprojnë, thotë Dalhaug.
"Shifrat e humbjeve ruse janë shumë të larta, ata kanë arritur të rekrutojnë nga 25 - 30,000 ushtarë në muaj, gjë që kanë mbuluar numrin e ushtarëve të vrarë, thotë Dalhaug. Edhe pse kanë arritur të rekrutojnë ushtarë të rinj, Dalhaug beson se kjo vazhdimisht dëmton ushtrinë ruse, e cila vazhdimisht duhet të trajnojë ushtarë të rinj.
Kur humbjet janë kaq të mëdha, dhe rekrutimi pretendohet se po zvogëlohet, kjo rezulton në ushtarë gjithnjë e më pak të përgatitur që mund të dërgohen në front. Më pas rritet edhe shkalla e humbjes, gjë që i çon ata në një rënie, prandaj humbjet intensifikohen, thotë ai….)
Ka indikacione se mungesa e ushtarëve është edhe më ulët se sa kishte parashikuar Presidenti Vladimir Putin. Një javë më parë, Kremlini dyfishoi pagesën për ata që dalin vullnetarë për t'u vendosur në frontin ushtarak në Ukrainë. Atyre u është premtuar një pagesë e menjëhershme prej 400,000 rubla - ekuivalente me rreth 50,000 NOK me kursin e sotëm…)
Putini nuk do ta kishin rritur bonusin nëse numri i vullnetarëve do të ishte mjaft i lartë, një tregues i besueshëm se atyre u mungojnë ushtarët, thotë Arne Bård Dalhaug.
Në të kaluarën, Rusia ka dërguar në front rekrutë nga Azia Qendrore dhe republikat më të largëta në lindje të Rusisë. Nëse edhe kjo nuk mjafton, ata mund dhe duhet të rekrutojnë nga zonat më të populluara si Moska dhe Shën Petersburg.
"Nëse edhe kjo ndodh, Putini lëviz drrjtë një zone me një rrezik shumë më të madh politik, sepse këta banorë të qytetit, vështirë nëse do ta lejojnë veten të joshen nga paratë. Pikërisht nga këto zona ndodhi largimi i më i madh i banorëve kur shpërtheu lufta në vitin 2022, thotë Dalhaug.
Rusia po ashtu ka mungesë të dëshpëruar të fuqisë punëtore. Spekulohet të jenë deri në pesë milionë njerëz. Të ardhurat nga nafta dhe gazi i furnizuar industrisë, ka çuar në inflacion të lartë, kurse në mesin e korrikut, banka qendrore ruse njoftoi se norma bazë e interesit u rrit nga 16 në 18 për qind me shpresën për të kapërcyer inflacionin e lartë..)
"Ata janë gati të prishin kontratën mes Kremlinit dhe popullit. Putini premtoi një prosperitet të shtuar ekonomik, në këmbim të lejimit të tij për të bë politikën pa ndërhyrje. Nuk është me fat nëse kjo prishet. Kjo ka zgjatur më shumë sesa mendohet por është e qartë se ekonomia tani është nën presion, thotë Arne Bård Dalhaug…)
"Rusia tani po humb po aq ushtarë, (vetëm në dy javët e fundit) sa gjatë gjithë luftës në Afganistan, pa shkaktuar ndonjë reagim të veçantë politik në popullatë. Kjo na tregon shkallën e shtypjes të aparatit diktatorial të Putinit, thotë Dalhaug.
Tormod Heier beson se Putinit do t'i duhet shumë kohë për të kryer një mobilizim të ri të pjesshëm siç bëri në vitin 2022.
"Herën e fundit që kur u përpoq të regrutoi, rreth 700,000 ushtarë potencialë rusë u arratisën nga vendi. Unë besoj se një regrutim i ri rrezikon arratisjen tjetër të pa dëshirueshme për Kremlinin, prandajbindja është se Putini është në pritje të rezultatit se si do të zhvillohet fushata zgjedhore në SHBA. Ai shpreson se, nëse kthehet Trumpi në pushtet, kjo mund të hapë një mundësi për t'i dhënë fund luftës me kushte sa më të mira ruse, thotë Heier…)
Ukraina është gjithashtu duke luftuar për të rekrutuar ushtarë të rinj për luftën. Në prill, presidenti Volodymyr Zelenskyi uli moshën e atyre që mund të mobilizohen nga 27 në 25!/Hennig Lillegård