Askush s’kishte kuptuar asgjë nga “ferri” që po jetonte me të dashurin polic, 18-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës dhe presionit të partnerit

Evropë

Askush s’kishte kuptuar asgjë nga “ferri” që po jetonte me të dashurin polic, 18-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës dhe presionit të partnerit

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 06:46
Ioana Pavăl

Ky është postimi i fundit i bërë në rrjetet sociale nga 18-vjeçarja Ioana Pavăl, pak para se t’i jepte fund jetës.

Sipas mediave rumune, e reja prej disa kohësh ishte në lidhje me një polic, i cili sipas dëshmive të miqve të saj, e keqtrajtonte dhe e dhunonte.

Pas zbulimit të ngjarjes, ky i fundit dyshohet se i ka shkaktuar vetëvrasjen të resë, e cila deri në atë moment nuk kishte treguar asgjë nga ferri në të cilin po jetonte.

Motra e saj thotë se vetëm në telefonatën e fundit që pati me të, ajo i rrëfeu se nuk ishte mirë dhe se nuk kishte arsye për të jetuar. Ngjarja e rëndë ka tronditur Rumaninë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan atë drejt aktit të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat