Gazetarët italianë që zemëruan Moskën me raportimin nga rajoni Kursk do të kthehen në atdhe

Evropë

Gazetarët italianë që zemëruan Moskën me raportimin nga rajoni Kursk do të kthehen në atdhe

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Moskës pas një raportimi televiziv nga zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase në rajonin rus të Kursk-ut do të kthehen në Itali, tha rrjeti RAI të shtunën.

Ministri i Jashtëm rus thirri ambasadorin italian të premten mbi atë që e cilësoi kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e ekipit të gazetarëve të RAI-t.

“Kompania vendosi që gazetarja Stefania Battistini dhe kameramani Simone Traini të kthehen përkohësisht në Itali, për arsye të sigurisë së tyre personale”, tha Rai.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve njoftoi se Shërbimin Federal i Sigurisë, FSB, kishte hapur hetime ndaj gazetares dhe kameramanit.

Ekipi televiziv i rrjetit RAI, prej 4 anëtarësh, të shoqëruar nga ushtria ukrainase, ishin të parët nga mediat e huaja që raportuan nga qyteti rus Sudzha, i dëmtuar nga lufta, i cili u more nën kontroll gjatë sulmit të papritur ukrainas në rajonin Kursk.

Dy gazetarët pritet të kthehen në Milano të dielën.

As gazetarja Battistini, e cila raportoi drejpërdrejt nga Kievi të shtunën për programin “TG1News” dhe as kameramani Traini, nuk iu përgjigjën një kërkese për të komentuar.

Ministria e Jashtme e Italisë tha se ambasadorja Cecilia Piccioni u kishte shpjeguar autoriteteve ruse se RAI dhe ekipi i gazetarëve vepruan në mënyrë të pavarur.

"Gazetaria nuk është krim. Mundësia që autoritetet e Moskës të hapin çështje gjyqësore ndaj Stefania Battistinim dhe Simone Trainim është e papranueshme. Raportimi nuk bëhet me autorizime paraprake”, thanë në një deklaratë të përbashkët sindikata e RAI-t dhe sindikata kombëtare e shtypit italian./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat