Detaje të reja nga mbytja e jahtit në Itali/ Mes të zhdukurve edhe e bija e “Bill Gates britanik” dhe kuzhinieri i anijes

Evropë

Detaje të reja nga mbytja e jahtit në Itali/ Mes të zhdukurve edhe e bija e “Bill Gates britanik” dhe kuzhinieri i anijes

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 19:44
Salvatore Cocina

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Siçilisë, Salvatore Cocina, ka konfirmuar për BBC se veç sipërmarrësit britanik Mike Lynch, edhe vajza e tij Hannah Lynch dhe kuzhinieri Ricardo Thomas, janë ndër të zhdukurit pas mbytjes së anijes.

Hannah besohet të jetë 18 vjeç.

Ai deklaroi se operacioni i shpëtimit do të vazhdojë gjatë natës, pasi një ekip i specializuar i kërkim-shpëtimit ka mbërritur nga Roma, me shpresën për të gjetur trupat ose gjatë natës ose maksimumi nesër në mëngjes.

Mike Lynch ndodhej në jahtin që u përmbyt në Sicili bashkë me familjen e tij. Deri më tani vetëm gruaja e tij arriti të shpëtonte.

Superjahti, 56 metra i gjatë, u mbyt gjatë një udhëtimi nga SHBA me 22 persona në bord me kombësi kanadeze, amerikane, zelandeze, irlandeze dhe franceze-angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat