Gjendet i vdekur punëtori pas shpërthimit të tubacionit të gazit

Evropë

Gjendet i vdekur punëtori pas shpërthimit të tubacionit të gazit

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Një punëtor 40-vjeçar është gjetur i vdekur të dielën, në zonën e Plaquemins Paris, Luiziana, pas shpërthimit të ndodhur një ditë më parë në një tubacion gazi natyror në det të hapur, siç njoftoi departamenti i policisë së shtetit amerikan.

“Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 40-vjeçarit Joshua Nichols nga Liqeni Charles”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se një pjesë e tubacionit të gazit natyror është ende duke u djegur.

Sipas të dhënave të para të hetimit, 40-vjeçari ndodhej në një gomone pranë vendit të shpërthimit, i cili ndodhi në rrethana ende të paqarta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat