Vrasja e 11 vjeçarit teksa luante futboll në Spanjë, vihet në pranga një person

Evropë

Vrasja e 11 vjeçarit teksa luante futboll në Spanjë, vihet në pranga një person

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Një person është arrestuar me dyshimin për vrasjen e një djali 11-vjeçar në një fushë futbolli në Mocejón të Spanjës qendrore.

Arrestimi vjen pas një operacioni të gjerë dy-ditor kërkimi, në të cilin u kryen dy bastisje në shtëpi në qytet, tha Garda Civile spanjolle.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është një 20-vjeçar nga zona.

Viktima, i cili quhet Mateo, mendohet se ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë, kur mëngjesin e së dielës është sulmuar nga një person me një objekt të mprehtë.

Mocejón, me një popullsi prej rreth 5,000 banorësh, ka shpallur tre ditë zie zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat