Kremlini akuzon Republikën Çeke për “vjedhje”

Evropë

Kremlini akuzon Republikën Çeke për “vjedhje”

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Republika Çeke ka thënë se do të përdorë një pjesë të interesit nga asetet e sekuestruara ruse në BE për të paguar municionet për Ukrainën.

Ministrja e mbrojtjes e vendit Jana Cernochova tha se masa do t’i lejojë ata të blejnë “qindra mijëra municione të kalibrit të madh shumë të nevojshëm”.

Kremlini e quajti planin “vjedhje” dhe tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujtdo që është i përfshirë në vendim.

Cernochova tha: “Bashkimi Evropian vendosi për këtë. Kështu ne mund të blejmë qindra mijëra municione të kalibrit të madh shumë të nevojshëm për Ukrainën”.

“Është një tjetër dëshmi e besimit të aleatëve në Republikën Çeke dhe në nismën tonë të municionit”, vazhdoi ajo, raporton Sky News.

Kjo është një mundësi unike për të mbështetur Ukrainën, për të përdorur burimet që i përkasin fillimisht Rusisë dhe për të kursyer financat publike të vendeve evropiane”, shtoi Cernochova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat