Ortaku i manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, i cili aktualisht rezulton i zhdukur në Itali, vdiq të shtunën pasi u përplas nga një makinë.
Stephen Chamberlain, 52 vjeç, ishte i pandehur së bashku me manjatin britanik Lynch në gjyqin për mashtrim në SHBA, nga i cili të dy dolën të pafajshëm, pas shitjes me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh të gjigantit të softuerit Autonomy.
Chamberlain ishte ish-zëvendëspresident i financave në Autonomy.
Sipas asaj që shkruan BBC, Chamberlain vdiq pasi u godit nga automjeti teksa vraponte në Cambridgeshire. Ndërsa Lynch dhe vajza e tij besohet të kenë humbur jetën, pasi jahti i tyre luksoz u mbyt në brigjet e Siçilisë të hënën.
Kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende. Këtë të martë u bë e mundur nxjerrja e një trupi të pajetë, që dyshohet se i përket kuzhinierit të jahtit.
6 persona, përfshirë biznesmenin Lynch, i konsideruar si “Bill Gates” i Britanisë, së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare, vijojnë të mbeten të zhdukur.