Ky është Mehemed Vukaliq, roja që kreu krimin në gjimnazin e BeH-së -Viktimat ishin anëtarë të komisionit që së fundi e suspendoi

Evropë

Ky është Mehemed Vukaliq, roja që kreu krimin në gjimnazin e BeH-së -Viktimat ishin anëtarë të komisionit që së fundi e suspendoi

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 14:10
Mehemed Vukaliq

Mehemed Vukaliq, portieri i gjimnazit Sanski Most, është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ky institucion shëndetësor ka thënë se është e parakohshme të jepet ndonjë parashikim për gjendjen e tij.

Ndërkohë mediat kanë publikuar fotot e tij teksa policia po mbledh ende të gjitha detajet e tmerrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krajinë.

Vukaliq, mëngjesin e sotëm ka hyrë i armatosur me automatik në gjimnazin Sanski Most dhe ka vrarë drejtorin Nijaz Haliloviq, profesoren Gordana Midzan dhe sekretaren Nisveta Kljuniq.

Sipas informacioneve jozyrtare, Vukaliqi ka pasur mosmarrëveshje me personat që i ka vrarë brutalisht.

Gjegjësisht, ata ishin anëtarë të komisionit që së fundi e suspendoi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat