Gjithsej 27 vende të huaja do të përfaqësohen nga ekspozues në Panairin e 88-të Ndërkombëtar të Selanikut (TIF), nga data 7 deri më 15 shtator, 9 më shumë se në vitin 2023.
TIF do të mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave dhe Kongreseve (HELEXPO) në Selanik.
Gjashtë nga vendet do të marrin pjesë për herë të parë janë: Ekuadori, Japonia, Kosova, Vendet e Afrikës Sub-Sahariane, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar.
Pjesëmarrësit e tjerë të huaj që do marrin pjesë janë: Armenia, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kina, Qiproja, Egjipti, Gjermania, India, Indonezia, Irani, Italia, Luksemburgu, Moldavia, Nepali, Pakistani, Palestina, Polonia, Siria, Ukraina dhe Uruguai.
Gjermania është vendi i nderuar i këtij viti dhe do të presë në kioskën e saj afro 120 biznese dhe agjenci nga e gjithë ekonomia, kultura dhe arsimi. Bizneset e përfaqësuara janë pjesë e sektorëve kyç të vendit, si industria, përpunimi, teknologjia e lartë, energjia, transporti dhe logjistika, financa, farmaceutika, teknologjia bujqësore dhe teknologjia ushqimore.
Një sërë aktivitetesh paralele do të zhvillohen edhe në TIF, duke përfshirë ditët tematike, leksione, simpoziume, takime b2b, dhe shfaqje kulturore.