Ukraina ka përdorur rreth 50 dronë në sulmin e fundit në Moskë dhe rajonet tjera të Rusisë, që kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin e cilësoi si një prej sulmeve më të mëdha në këtë qytet.
E lidhur me këto sulme është deklaruar edhe kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov.
Sipas tij, sulmi ka ndodhur në mesin e 20-21 gushtit, kurse ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët janë rrëzuar në rajonin e Moskës – derisa po lëviznin drejt kryeqytetit rus.
Budanov tha se dronët kishin shënjestruar qendrat e inteligjencës në qarkun e Podoslkut në periferi të Moskës, sikurse edhe ato në afërsi të aeroportit Ostafyevo.
Dronët gjithashtu shënjestruan bazën ushtarake Millerovo në rajonin e Rostovit, rreth 850 kilometra në jug të vendit.
Budanov theksoi se Ostafyevo ishte një “shënjestër e rëndësisë së lartë”, për faktin ise është një bazë ajrore nga ku nisen për sulme në Ukrainë aeroplanët luftarakë rusë.