Von der Leyen: Ukraina ‘është duke lëvizur me shpejtësi të jashtëzakonshme’ për t’u bashkuar me BE-në

Evropë

Von der Leyen: Ukraina ‘është duke lëvizur me shpejtësi të jashtëzakonshme’ për t’u bashkuar me BE-në

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 09:50
Von der Leyen

Ukraina “po lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë video të shtunën, shkruajnë mediat e huaja.

Në një video të shkurtër të postuar në X për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, von der Leyen tha: “Evropa do të jetë gjithmonë në anën e Ukrainës sepse Ukraina është Evropa. Liria juaj është liria jonë. Siguria juaj është siguria jonë”.

Dhe tani po ecni me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt bashkimit me Bashkimin Evropian. Ne kemi qëndruar me ju që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet. Slava Ukraini [lavdi Ukrainës]”.

Ukraina u bë një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE në qershor 2022, katër muaj pas fillimit të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia dhe përpjekjes së saj të dështuar për të rrëzuar qeverinë në Kiev.

Raundi i parë i negociatave zyrtare për anëtarësim u mbajt në qershor të këtij viti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat