Zjarr raportohet në një depo të naftës në Rostov të Rusisë pas një shpërthimi

Evropë

Zjarr raportohet në një depo të naftës në Rostov të Rusisë pas një shpërthimi

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 08:11
Zjarr në cisternat e naftës në një depo në Rostov të Rusisë, pas një shpërthimi, sipas raportimeve.

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, raportuan të mërkurën kanalet ruse në Telegram.

Depoja ndodhet në afërsi të fshatit Molodezhny në qarkun e Kamenskit, sipas tyre.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para se depoja të përfshihej nga zjarri. Guvernatori rajonal, Vasily Golubev, tha në Telegram se katër dronë u rrëzuan në Rostov, por ai nuk përmendi ndonjë zjarr.

Kanali Baza në Telegram, i cili është i afërt me inteligjencën ruse, tha se copëzat e dy dronëve të rrëzuar e shkaktuan një zjarr në tri cisterna për ruajtjen e naftës në qarkun Kamenski.

Në rajonin Voronezh, guvernatori Aleksandr Gusev, raportoi për një zjarr në afërsi të “objekteve shpërthyese”, me gjasë afër një depoje municioni.

Si pasojë, banorët e dy vendbanimeve u evakuuan./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat