Përmbytja e superjahtit/ Kapiteni refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, Prokuroria nis hetim ndaj dy anëtarëve të ekuipazhit!

Evropë

Përmbytja e superjahtit/ Kapiteni refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, Prokuroria nis hetim ndaj dy anëtarëve të ekuipazhit!

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Dy anëtarë britanikë të ekuipazhit të Bayesian, superjahtit që u mbyt në Sicili javën e kaluar, janë vënë nën hetim nga zyra e prokurorit vendas.

Tim Parker Eaton ishte në krye të dhomës së motorit në natën e fundosjes , në të cilën u vdiqën shtatë persona.

Parker Eaton dhe Matthew Griffith, anëtari i ekuipazhit të vëzhgimit në detyrë gjatë fundosjes, janë vënë nën hetim.

Sipas burimeve të Sky News pranë grupit hetimor mësohet se oficerët e policisë po kontrollojnë dhomat e gjumit të ekuipazhit dhe kanë sekuestruar të paktën dy telefona.

Hetimi nuk nënkupton fajësinë dhe nuk do të thotë se do të ketë akuza formale.

Ky hap vjen pasi kapiteni i jahtit vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.

James Cutfield, një 51-vjeçar nga Zelanda e Re, është nën hetim për vrasje të mundshme dhe akuza për përmbytjen e mjetit lundures.

Ai u mor në pyetje për herë të tretë nga prokurorët në qytetin sicilian të Termini Imerese të martën.

“Ai sapo ushtroi të drejtën e tij për të qëndruar në heshtje, ndoshta prokurorët e prisnin këtë,” tha avokati Aldo Mordiglia për Associated Press, duke shtuar se ekipi ligjor i kapitenit sapo është emëruar dhe ka nevojë për kohë për të punuar në strategjinë e tij të mbrojtjes.

Pesëmbëdhjetë persona i mbijetuan fundosjes të hënën e kaluar, duke përfshirë të gjithë, përveç njërit nga ekuipazhi.

Midis shtatë personave të vrarë ishin manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat