Polici francez goditet për vdekje nga shoferi që refuzoi të ndalonte në autostradën në Cannes

Evropë

Polici francez goditet për vdekje nga shoferi që refuzoi të ndalonte në autostradën në Cannes

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një oficer xhadarmërie është goditur mbrëmë për vdekje nga një makinë në juglindje të Francës kur drejtuesi refuzoi të ndalonte në autostradë.

Ministri i brendshëm Gérald Darmanin tha se oficeri 54 vjeçar kishte humbur jetën pasi u godit nga një mjet i zi BMW në autostradën A8 në Alpes-Maritimes. Shoferi që fillimisht ishte larguar nga vendngjarja, u arrestua më pas në Cannes.

Megjithë ndihmën e dhënë për oficerin e quajtur Eric Comyn, ai vdiq në vendngjarje. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe shërbente prej kohësh me skuadrën e motorizuar te Mandelieu-la-Napoule.

Christian Rodriguez, drejtori i xhandarmërisë franceze, shkruante në rrjetin X: “Mbajmë zi sërish për një tjetër kolegun tonë që pagoi me jetë përkushtimin ndaj sigurisë së të gjithëve”.

Vitet e fundit xhandarmërie e policia në Francë ka shtuar fuqitë e saj duke marrë të drejtën për të ndaluar automjetet dhe kontrolluar shpejtësinë e tyre edhe pa një motiv të parapërcaktuar.

Mediat vendase thonë se ata gjithashtu ‘mund të fshihen’ kur kontrollojnë shpejtësinë e automjeteve, dhe kjo ka sjellë zemërim e incidente mes komunitetit të shoferëve.

Sipas masave të reja të ashpërsuara, refuzimi ndaj sinjalit të ndalimit prej policisë mund të shkaktojë deri në dy vjet burg ose gjobë deri në €15,000, shkruan rrjeti vendas connexionfrance.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat