Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po shkon sot sërish në Serbi me një mesazh të thjeshtë – Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj kanë nevojë për një Serbi të fortë dhe demokratike nën krahun e tyre.
Sipas tij, Serbia ka nevojë për një BE të fortë dhe sovrane për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj duke respektuar identitetin e tij.
“Ashtu si Franca, jam i bindur, Serbia aspiron pavarësinë dhe sovranitetin që mund t’i japë vetëm BE-ja, e cila ka mjetet e autonomisë së saj strategjike. Ne do ta ndërtojmë këtë autonomi strategjike së bashku duke i siguruar vetes mjetet për të garantuar sigurinë tonë dhe duke forcuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje”, ka shkruar ai në një tekst autorial për gazetën “Politika".
Presidenti francez shkroi se “ne do të ndërtojmë edhe këtë autonomi strategjike në fushën e industrisë në të gjithë sektorët ku duhet të bashkohemi për të qenë më rezistent ndaj konkurrencës së pamëshirshme ndërkombëtare”, shkruan Tanjug.