Tajani: Kufizimet për përdorimin e armëve italiane nga Kievi mbeten në fuqi

Evropë

Tajani: Kufizimet për përdorimin e armëve italiane nga Kievi mbeten në fuqi

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:35
Antonio Tajani

Kufizimet për përdorimin e armëve italiane nga Ukraina vetëm në vetë Ukrainën mbeten në fuqi, tha të enjten Ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

"Çdo vend vendos vetë, por për sa na përket neve, përdorimi i armëve italiane mund të bëhet vetëm brenda Ukrainës", përsëriti Tajani.

Deklaratën e bëri ai pas mbërritjes së tij në një takim të homologëve të BE-së në Bruksel.

Disa vende të tjera perëndimore kanë dhënë leje për përdorimin e armëve të tyre në ofensivën e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat