Zelensky: Nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të shkatërruar

Evropë

Zelensky: Nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të shkatërruar

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 18:40
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina nuk do ta falë Rusinë “për asnjë jetë të vetme ukrainase të shkatërruar “.

Kjo u tha në 10 vjetorin e betejës së Ilovaisk, ku qindra ushtarë ukrainas u vranë nga trupat ruse.

Ai është shprehur se veprimet e Rusisë nuk do të harrohen dhe nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, shkruan Sky News.

“Ky ishte një krim i planifikuar, cinik rus që Ukraina nuk do ta harrojë kurrë dhe nuk do ta lërë pa u ndëshkuar”.

“Dhe ne nuk do ta falim Rusinë për asnjë jetë të vetme ukrainase të shkatërruar”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat