Depoja e naftës në Rostov, rusët edhe pas 11 ditëve nuk po ndalin dot zjarret

Evropë

Depoja e naftës në Rostov, rusët edhe pas 11 ditëve nuk po ndalin dot zjarret

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Zjarrfikësit në rajonin rus të Rostovit nuk mund ta shuajnë ende zjarrin në depon e dytë të naftës.

Tre tanke karburanti kanë marrë flakë në depon e naftës Atlas në rrethin e Kamenskyt. Kreu i administratës vendore deklaroi se gjithçka është nën kontroll, mirëpo sërish ka ngritur nivelin e sigurisë në rajon.

Kjo është dita e 11 rresht që po digjet depoja e naftës në Proletarsk dhe rusët nuk po munden ta vendosin në kontroll. Zona e zjarrit është reduktuar në mënyrë të ndjeshme, kanë thënë mediat ruse, por se videot nga vendngjarje flasin ndryshe.

Ukraina tani e disa javë ka nisur sulme masive brenda territorit rus, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat