Stojkoviq: Nuk ka hyrje në BE përderisa Vuçiq mban urdhrin e Putinit

Evropë

Stojkoviq: Nuk ka hyrje në BE përderisa Vuçiq mban urdhrin e Putinit

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 17:00
Cedomir Stojkoviq

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një aksioni simbolik i është kërkuar të heqë dorë nga urdhri i homologut rus, Vladimir Putin, pasi sipas avokatit serb, Cedomir Stojkoviq nuk ka hyrje në BE përderisa i njëjti e mban urdhrin e Putinit. 

Stojkoviq, i cili ka shkruar me rastin e vizitës së presidentit të Francës në Serbi, ka thënë se “është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale”.

Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq në një takim me Emmanuel Macron po përpiqet të tregojë se po i jep fund vasalitetit të Serbisë ndaj Putinit, sot i kujtuam se ka një mënyrë shumë më të lehtë për këtë: I kemi paraqitur kërkesë A. Vuçiqit që të heqë dorë nga urdhri/medalja e dhënë nga Putini, të cilën ai e mban ende. Bashkë me kërkesën, sot kemi dorëzuar një tortë me emrin ‘EU perspektiva e Serbisë’, dhe torta është pikërisht e tillë: e shtrembër, e ndryshkur, e shkrirë. Është e qartë se nuk ka hyrje në BE për sa kohë që presidenti i saj mban urdhrin e Vladimir Putinit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, janë vlerat e një vendi që tregojnë aspiratat evropiane.

Është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale. Egjipti ka edhe aeroplanë Rafale, kështu që kjo nuk do të thotë që el-Sisi ka një politikë pro-evropiane! Katari gjithashtu ka aeroplanë Rafale, edhe pse ata sundohen nga ligji i Sheriatit! Vlerat - kjo është ajo që ne masim në Evropë. Dhe ajo medalje/urdhri Putin-Vuçiq është një pasqyrë e kristaltë e atyre vlerave. Vuçiq do të heqë dorë ose nga urdhri ose nga e ardhmja evropiane. Është një gjë absolute”, përfundon ai.

Ndryshe, Putini para disa viteve i ka ndarë medalje Vuçiqit. Sipas ligjeve të federatës ruse, kjo medalje mund të jepet vetëm pas 20 vjetëve kontribut për Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat