Zelensky me “dorë të hekurt”, shkarkon shefin e Forcave Ajrore pas rrëzimit të F-16 të SHBA

Evropë

Zelensky me “dorë të hekurt”, shkarkon shefin e Forcave Ajrore pas rrëzimit të F-16 të SHBA

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 07:59
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk dje, një ditë pasi u njoftua se një nga avionët luftarakë amerikanë F-16 të dorëzuar në Kiev ishte rrëzuar.

Si pasojë e rrëzimit të avionit, mbeti i vrarë edhe piloti.

“Vendosa të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës,” tha Zelensky në një postim në rrjete sociale.

Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk.

Ai nënvizoi se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat