Politikani gjerman, Michael Roth, ka reaguar për marrëveshjen Francë-Serbi për 12 aeroplanët luftarakë “Rafale”.
Ai ka thënë se është i mërzitur nga një marrëveshje e tillë e arritur mes Macron dhe Vuçiq dhe se kjo nuk është Evropa që dëshiron.
Presidenti francez ka vizituar dy ditë më parë Serbinë ku edhe kanë nënshkruar disa marrëveshje.
— Michael Roth - official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) August 30, 2024
Një nga marrëveshjet e diskutuara dhe që ka ngjallur reagime, ka qenë shitja e 12 aeroplanëve luftarakë francez për Serbinë.