Sulm me armë në një spital në Turqi

Evropë

Sulm me armë në një spital në Turqi

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 09:39
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, Turqi, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr përpara urgjencës së Spitalit Shtetëror Bahçelievler. Si pasojë e të shtënave, 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre mes tyre  roja dhe 2 të afërm të pacientëve.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një numër i madh ekipeve të policisë kundër trazirave janë dërguar në vendngjarje si masë paraprake. Ndërkohë kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë hapur zjarr nga një makinë dhe janë larguar me shpejtësi, duke braktisur makinën në një tjetër vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat