2 anëtarë të ekuipazhit të jahtit të miliarderit britanik nën hetim për vrasje

Evropë

2 anëtarë të ekuipazhit të jahtit të miliarderit britanik nën hetim për vrasje

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 10:08
Hetimet kanë vazhduar që nga e mërkura kundër Tim Parker Eaton

Prokuroria italiane ka vënë nën hetim për vrasje, dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit të superjahtit të miliarderit britanik Mike Lynch, i cili u mbyt në Sicili javën e kaluar, duke vrarë shtatë persona, konfirmoi sot avokati i tyre.

Hetimet kanë vazhduar që nga e mërkura kundër Tim Parker Eaton, inxhinierit që ishte në krye të dhomës së motorit të jahtit dhe marinarit Matthew Griffith, i cili ishte në roje natën e incidentit, me dyshimin për vrasje.

Kapiteni i anijes nga Zelanda e Re James Cutfield, është tashmë nën hetim për të njëjtën arsye, sipas AP.

“Profili i përgjegjësive të tyre të mundshme është ende i paqartë, sepse hetimi sapo ka filluar”, tha avokati Mario Scopezi për AP.

Ai shtoi se Parker Eaton dhe Griffith u larguan nga Italia të mërkurën, së bashku me Catfield dhe pjesën tjetër të ekuipazhit.

Kryeprokurori Ambrogio Cartozio, i cili drejton hetimin, tha se ekipi i tij do të marrë në konsideratë çdo element të mundshëm të përgjegjësisë, duke përfshirë përgjegjësinë e kapitenit, ekuipazhit, individëve përgjegjës për mbikëqyrjen dhe prodhuesit të jahtit.

Në Itali, veprimet hetimore nuk nënkuptojnë fajësinë dhe nuk do të thotë se do të ngrihet akuza ndaj personave që janë objekt i hetimit.

Mbytja e superjahtit ka habitur ekspertët e lundrimit detar, të cilët thanë se një anije si Bayesian duhet të përballojë stuhinë pa u fundosur brenda një minute.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat