​Zhduket helikopteri rus pranë vullkanit në Kamçatka

Evropë

​Zhduket helikopteri rus pranë vullkanit në Kamçatka

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Një helikopter rus me 22 persona është zhdukur pranë një vullkani në Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të vendit.

Helikopteri Mi-8T kishte 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit përpara se të zhdukej sot, tha guvernatori lokal Vladimir Solodov.

Helikopteri u ngrit nga një vend afër vullkanit Vaçkazec në rajon dhe udhëtoi drejt fshatit Nikolajevka.

Në rajonin e Kamçatkës, ku po fluturonte helikopteri, kishte shikueshmëri të ulët, shi dhe mjegull. Operacionet thanë se ekuipazhi nuk raportoi ndonjë keqfunksionim.

Pas zhdukjes së helikopterit, një helikopter dhe një ekip shpëtimi tokësor u dërguan në kërkim. Ata janë duke kërkuar zonën përgjatë luginës së lumit Bistraja mbi të cilën supozohej të fluturonte helikopteri. Autoritetet lokale njoftuan se kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat