Greqi/ Tre tërmete goditën ishullin e Kretës, mbrëmjen e kësaj të shtune

Evropë

Greqi/ Tre tërmete goditën ishullin e Kretës, mbrëmjen e kësaj të shtune

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Tre tërmete me përmasa pak më shumë se tre gradë të shkallës Rihter goditën mbrëmjen e kësaj të shtune pranë ishullin grek të Kretës, sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik.

Tërmeti i parë ka qenë me intensitet 3.3 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ndodhet 70 kilometra në juglindje të Guduras.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 6.4 kilometra, raportojnë mediat greke.

Tërmeti i dytë ishte me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe ndodhi 48 kilometra në juglindje të Guduras, ndërsa thellësia u vlerësua në 9.8 kilometra.

Tërmeti i tretë ka qenë me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në një thellësi prej 5.6 kilometrash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat