Klara Sanduloviq ndalet për tri orë në kufirin Serbi-Kroaci, ja mesazhi i saj

Evropë

Klara Sanduloviq ndalet për tri orë në kufirin Serbi-Kroaci, ja mesazhi i saj

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 16:16
Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara ka bërë të ditur se është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci.

Ajo ka thënë se ndalimi i saj sikurse në të kaluarën është bërë me urdhër të Shërbimit Sekret serb.

Klara në një postim në “X” ka shkruar se tash e tri orë është duke u mbajtur dhe po kontrollohet nga Shërbimi Sekret serb.

“Sot, si zakonisht, jam ndaluar në anën serbe të kufirit me Kroacinë. Po mbahem dhe po kontrollohem për tre orët e fundit me urdhër të Shërbimit Sekret serb. Kjo torturë dhe shkelje e të drejtave të njeriut po përkeqësohet dhe po vazhdon”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën familja e politikanit serb Nikola Sanduloviq është maltretuar nga autoritet serbe, për shkak të qëndrimeve të tyre kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat