Rumania miraton projektligjin për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes “Patriot”

Evropë

Rumania miraton projektligjin për t’i dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes “Patriot”

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Qeveria e koalicionit të Rumanisë ka miratuar projektligjin që lejon dhurimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore “Patriot” për Ukrainën të hënën dhe e ka dërguar atë në parlament për votën finale, raporton Reuters.

Rumania, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, ndan 650 kilometra kufi me Ukrainën, prej nga edhe i kanë rënë mbeturinat të dronëve të rrëzuar rus në territor, teksa Moska sulmon portet ukrainase në lumin Danub.

Bukureshti zyrtar ka thënë në qershor se do t’i dhuronte dy sisteme “Patriot” Ukrainës, me kusht që aleatët do e zëvendësonin atë me sistem të ngjashëm të mbrojtjes ajrore.

Kjo është pjesë e një dërgese të pesë sistemeve të tilla dhe njësive të tjera strategjike të mbrojtjes ajrore të premtuara nga shtetet e NATO-s për në Kiev, ndërsa qyteti lufton kundër pushtimit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat