Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb

Evropë

Serbia me bujë të madhe njoftoi se ka arrestuar një spiun kroat, por po del të jetë serb

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Millosh Vuçeviq tha të hënën se i dyshuari “spiun kroat”, i cili u arrestua së fundmi në Serbi, është me origjinë serbe.

“Nuk e di nëse ka nënshtetësi kroate, por ai trajtohet sipas ligjit”, tha kryeministri i Serbisë.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha se e gjithë historia “nuk i duket serioze”, shkruan index.hr.

Javën e kaluar, Serbia njoftoi se në zonën e Beogradit u arrestua një “spiun kroat”, por Zagrebi zyrtar ende nuk e di se për cilin person bëhet fjalë.

Duke folur në periferi të Forumit Strategjik të Bledit të hënën, Plenkoviq e krahasoi spiunin e lartpërmendur me një Yeti, qenie mitologjike nga Himalajet.

Vuçeviq e hodhi poshtë atë krahasim, duke theksuar se ky person “ekziston me të vërtetë” dhe se ai kishte shkëmbyer informacione të caktuara për të me Plenkoviqin.

“Strukturat tona të inteligjencës do të dalin me të dhëna kur të jetë e nevojshme”, tha Vuçeviq, duke shtuar se shërbimet kroate tashmë e dinë se kush është ky person.

Por, Plenkoviq tha se kolegu i tij serb “nuk i ka dhënë asnjë informacion konkret”, dhe i ka bërë thirrje që të zbulojë emrin e personit të arrestuar nëse ekziston me të vërtetë.

“Nuk më duket serioze”, tha Plenkoviq, duke bërë një paralele me filmin kult “Balkan Spy”, në të cilin personazhi kryesor beson se qiramarrësi i tij është një oficer i zbulimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat