Shefi i politikës së jashtme të BE-së shpreson në rihapjen e dialogut me Turqinë

Evropë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së shpreson në rihapjen e dialogut me Turqinë

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 20:32
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, tha se shpreson për rihapjen e dialogut midis bllokut dhe Turqise pas takimit të rëndësishëm të së enjtes në Bruksel, raporton Anadolu.

Në takim, i cili shënoi herën e parë pas pesë vjetësh ku u ftua një ministër i jashtëm turk, pati diskutime të gjera midis Borrellit dhe ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, me një fokus të veçantë në çështjen e Qipros dhe sfidat më të gjera gjeopolitike.

Borrell shprehu shpresën se ky angazhim mund të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes së çështjeve të vjetra dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai ripohoi statusin e Turqise si një vend kandidat për në BE dhe theksoi rëndësinë e ecjes përpara të dialogut konstruktiv.

Pas takimit, Borrell shprehu optimizëm se ky angazhim mund të shërbejë si një katalizator për rigjallërimin e procesit të dialogut mes dy palëve.

“Le të shpresojmë që kjo ftesë për ministrin e Jashtëm turk në takimin tonë do të jetë hapi i parë për të rifilluar një proces dialogu për të kërkuar një zgjidhje për të gjitha problemet, por në veçanti për atë të Qipros”, tha ai.

Megjithë tonin pozitiv të diskutimeve, Borrell tha se nuk është caktuar një afat specifik për avancimin e procesit të anëtarësimit të Turqise në BE.

Megjithatë, ai ripohoi se “Turqia është një vend kandidat dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”, duke treguar gatishmërinë e BE-së për ta mbajtur hapur derën për negociatat e ardhshme.

Fidan, në fjalën e tij pas takimit, theksoi angazhimin e Turqise për të çuar përpara një agjendë pozitive në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Ai theksoi gjithashtu se përparimi mund të arrihet në mënyrë më efektive nëpërmjet një qasjeje konstruktive nga BE-ja, një qasje që nuk varet vetëm nga zgjidhja e çështjes së Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat