LIVE: SHBA gati për marrëveshjen e ‘madhe’ me Ukrainën që do ta ndryshonte rrjedhën e luftës - Putini “nuk dëgjon” për urdhër arrestin!

Evropë

LIVE: SHBA gati për marrëveshjen e ‘madhe’ me Ukrainën që do ta ndryshonte rrjedhën e luftës - Putini “nuk dëgjon” për urdhër arrestin!

Nga: Bota sot Më: 3 shtator 2024 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 15:56 më 03.09.2024
Raketa me rreze të gjatë

Putini sfidon urdhër arrestin ndërkombëtar me vizitën në Mongoli

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Mongolinë, e cila i ka refuzuar thirrjet për ta arrestuar atë pavarësisht se është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo gjykatë, para 18 muajsh, lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin Putin me dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Ukrainë. Para vizitës, Ukraina dhe Bashkimi Evropian i bënë thirrje Mongolisë t'ia dorëzojë Gjykatës me seli në Hagë udhëheqësin rus. Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990 duke vendosur marrëdhënie edhe me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina.

Mongolia organizoi pritje shtetërore për Presidentin Vladimir Putin duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare dhe të opozitarëve rusë për të zbatuar urdhër arrestin ndërkombëtar për udhëheqësin rus.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila para 18 muajsh lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar duke e akuzuar udhëheqësin rus për krime lufte në Ukrainë.

Para takimit me homologun mongol, Presidenti Putin parakaloi në sheshin kryesor në kryeqytetin Ulanbator në mes të rojeve të nderit të veshur me uniforma të ngjashme me ato të gardës personale të sundimtarit të shekullit të 13-të Genghis Khan, themeluesit të Perandorisë Mongole.

"Marrëdhëniet me Mongolinë janë ndër prioritetet e politikës sonë të jashtme në Azi. Ato janë ngritur në një nivel të lartë partneriteti strategjik gjithëpërfshirës", tha Presidenti rus gjatë takimit me homologun mongol, Ukhnaa Khurelsukh.

Vizita e tij e vendos Mongolinë në një pozitë të vështirë.

Vendet anëtare të gjykatës ndërkombëtare janë të detyruar të arrestojnë të dyshuarit, nëse është lëshuar një urdhër arresti, por Mongolia është shumë e varur nga Rusia për karburant dhe një pjesë të energjisë elektrike të saj. Ndërkaq, Gjykatës Ndërkombëtare Penale i mungon një mekanizëm për të zbatuar urdhërat e saj

"Vizita juaj do t'i japë një shtysë zhvillimit të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike, kryesisht në sektorë të tillë si karburanti dhe energjia, logjistika e transportit rrugor dhe të tjera”, tha Presidenti mongol Khurelsukh gjatë takimit me delegacionin rus.

Pas dekadash nën komunizëm me lidhje të ngushta me Bashkimin Sovjetik, Mongolia kaloi në demokraci në vitet 1990. Ajo tani ka marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe partnerë të tjerë të rinj. Megjithatë, ajo mbetet e varur ekonomikisht nga dy fqinjët e saj shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Rusia dhe Kina.

Gjatë vizitës u zhvillua një protestë e vogël në kryeqytetin mongol. Disa demonstrues mbanin një tabelë ku ishte shkruar: "largoni kriminelin e luftës Putin nga këtu".

Sidoqoftë, disa të tjerë nuk pajtohen që vendi i tyre të zbatojë urdhërin e arrestit ndaj Presidentit rus.

"Është e vërtetë që ne jemi vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndjekim çdo urdhër. Kina dhe Rusia janë vende fqinje shumë të rëndësishme për ne”, thotë Altanbayar Altankhuyag, banor i kryeqyteit mongol.

"Ne mongolët nuk e mbështesim arrestimin e Putinit sepse kjo do të ishte një sjellje e keqe", thotë Tsevegdorj Luvsandorj, një veteran 79 vjeçar i ushtrisë mongole.

Presidenti Putin ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit në muajt e fundit në përpjekje për të kundërshtuar izolimin ndërkombëtar me të cilin përballet si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë. Ai vizitoi Kinën në muajin maj, bëri një udhëtim në Korenë e Veriut dhe Vietnam në qershor dhe shkoi në Kazhakstan në korrik për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Kenneth Roth, ish-drejtori i organizatës 'Human Rights Watch', e cilësoi udhëtimin e Presidentit Putin në Mongoli si "një shenjë dobësie". Zoti Roth shkroi në rrjetin social X se udhëheqësi rus tani ka mundësinë të realizojë vizita vetëm 'në një vend me një popullsi të vogël prej 3.4 milionë banorësh që funksionon nën hijen e Rusisë'./VOA

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë që mund të arrijnë thellë në Rusi, por Kievit do t’i duhet të presë disa muaj pasi SHBA-ja punon me çështje teknike përpara çdo dërgese, thanë zyrtarët amerikanë.

Përfshirja e raketave të ajror-tokë (JASSM) në një paketë armësh pritet të shpallet këtë vjeshtë, thanë tre burime, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është marrë.

Siç raporton Reuters, burimet nuk pranuan të emërtohen sepse nuk janë të autorizuar të diskutojnë këtë temë.

Dërgimi i JASSM në Ukrainë mund të ndryshojë ndjeshëm peizazhin strategjik të konfliktit, duke vendosur më shumë nga Rusia në varg municionesh të fuqishme, të drejtuara me saktësi, një shqetësim i rëndësishëm i administratës Biden, thanë zyrtarët.

Analistët ushtarakë kanë sugjeruar që futja e JASSM-ve, të cilat janë të pakapshme për radarët mund të godasin më tej se shumica e raketave të tjera në inventarin aktual të Ukrainës – dhe mund të shtyjë trupat ruse dhe depot e furnizimit të largohen me qindra milje.

Kjo do të komplikonte rëndë aftësinë e Rusisë për të mbështetur operacionet e saj sulmuese, dhe potencialisht do t’i siguronte Ukrainës një avantazh strategjik.

Lëshimi i tyre nga pika afër kufirit verior të Ukrainës me Rusinë, mund t’i lejojë ata të godasin instalimet ushtarake deri në qytetet ruse të Voronezh dhe Bryansk.

Në jug, hedhja e tyre pranë vijave të frontit mund të mundësojë sulme në fushat ajrore ose objektet detare në Krime. 

Zelensky: Ne po përpiqemi të marrim financime për prodhimin masiv të dronëve, raketave

Ukraina po punon me partnerët e saj për të marrë financim për prodhimin masiv të dronëve dhe raketave ukrainase me rreze të gjatë veprimi, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Ne kemi filluar të prodhojmë dronët tanë me rreze të gjatë. Dhe gjithashtu kemi nisur programin tonë të raketave, gjithashtu në mënyrë efektive. Sot na duhen para. Ne kemi nevojë për investime në prodhimin tonë. Dhe sot e diskutova këtë me kryeministrin holandez dhe partnerët e tjerë, ne po përpiqemi të marrim paratë, “tha ai në një konferencë për shtyp në Zaporizhia.

Sipas kreut të shtetit, qeverisë aktualisht i mungojnë këto para për prodhim masiv.

“Dmth, ne tashmë prodhojmë një numër të madh dronësh me rreze të gjatë, por na duhen më shumë para për ta lënë Rusinë të lidhur,” tha ai.

Arma e frikshme që po përdor Ukraina kundër ushtarëve rusë

Faqet pro-ruse e paraqesin atë si një armë të re të projektuar nga inxhinierët e Moskës; nga ana tjetër ukrainasit pretendojnë se është shpikje e tyre. Por imazhet e dronit flakëhedhës janë ende mbresëlënëse: pajisja hedh një substancë ndezëse me saktësi, pastaj vetëshkatërrohet.

Qëllimi është i qartë: të eliminohen pozicionet e kamufluara në rreshtat e pemëve që karakterizojnë fshatrat e Ukrainës jugore. Ky është skenari kyç i të gjitha luftimeve të dy viteve të fundit: kontrolli i atyre vijave vendos përleshjet.

Sipas disa burimeve, droni përdor termitin: një përzierje që digjet për një kohë të gjatë në tokë dhe depërton në strehimore, e përdorur tashmë në kokat e raketave ruse me efekte shkatërruese, gjatë sulmeve vrasëse në Ukrainë.

Burime të tjera megjithatë besojnë se është një substancë e ngjashme me napalmin. Një tjetër tmerr që materializohet në frontet e luftës.

Shumë ekspertë ushtarakë bien dakord se dronët e kanë ndryshuar luftën tradicionale, duke sjellë sfida të reja në fushëbetejë.

Ukraina ka qenë padyshim ndër vendet e para që ka nisur të përshtasë dronët për një sërë veprimesh të reja, si për survejim, mbrojtje apo edhe sulm.

Dronët e vegjël të quajtur “FPV”, janë përdorur si armë me telekomandë, pasi u montohet bombë, për survejim por edhe për rrëzimin e dronëve të ushtrisë ruse.

 

Vizita e Putinit në Mongoli/ Ukraina: Mosarrestimi i tij, goditje e rëndë e sistemit të së drejtës penale ndërkombëtare

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të hënën se dështimi i Mongolisë për të arrestuar udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar, i dha një goditje të rëndë sistemit të së drejtës penale ndërkombëtare.

“Mongolia ka lejuar një kriminel të akuzuar t’i shmanget drejtësisë, duke ndarë kështu përgjegjësinë për krimet e luftës,” shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhyi në Telegram, duke shtuar se Ukraina do të punojë me aleatët e saj për të siguruar që Mongolia të ndjejë pasojat.

Ukraina i kërkoi Mongolisë javën e kaluar të arrestonte Putinin gjatë vizitës së tij për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Kremlini thotë se akuza është e motivuar politikisht.

Vitin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti ndaj presidentit rus. Ky urdhër detyron 124 shtetet anëtare të gjykatës, përfshirë Mongolinë, të arrestojnë presidentin rus dhe ta transferojnë atë në Hagë për gjykim nëse ai shkel në territorin e tyre.

Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Një nënë ukrainase mbeti me zemërthyer kur iu kumtua lajmi se vajza e saj 14-vjeçare është vrarë nga raketa ruse, derisa ishte e ulur në ulësen e një parku në Kharkiv.

Pamjet tronditëse kapën momentin kur nëna e saj shpërtheu në lot ndërsa u ul disa metra larg trupit të vajzës së saj.

Fotografi të ndryshme shfaqin kokën e prerë të vajzës që ishte goditur nga copëzat e raketave – derisa hapësira përreth saj ishte mbushur me gjak.

“Ajo ishte vetëm 14-vjeçe… e kishte tërë jetën përpara”, tha e ëma e saj e cila nuk mund të ndalej duke qarë.

Pamjet janë filmuar nga një kalimtar rasti dhe i ka shpërndarë për të shfaqur edhe një herë brutalitetin rus mbi qytetarët ukrainas, që po vuajnë nga bombat e ushtrisë së Vladimir Putinit. 

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Një tjetër komandant ushtarak rus u arrestua sot në atë që duket të jetë vazhdimi i një hetimi të gjerë për abuzimin e pushtetit në udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

Gjeneralmajor Valery Mumindzhanov, zëvendëskomandanti i Qarkut Ushtarak të Leningradit, u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit prej më shumë se 20 milionë rubla (201 mijë euro), njoftoi Komiteti Hetimor Rus.

Mumindzhanov është figura e nëntë ushtarake e rangut të lartë që arrestohet me akuza për mashtrim, ryshfet ose shpërdorim detyre në muajt e fundit.

Në muajin prill u arrestua zëvendësministër i mbrojtjes, Timur Ivanov. Arrestimet filluan pak para se presidenti rus, Vladimir Putin ta shkarkonte ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe ta zëvendësonte me ekonomistin, Andrey Belousov, shkruan Associated Press.

Analistët sugjerojnë se arrestimet janë një shenjë se bashkëpunëtorët e Shoigut po largohen nga pushteti. Mumindzhanov mori ryshfet nga furnitorët që donin të garantonin një kontratë me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për furnizimin e uniformave ushtarake, përfshirë ushtarët që luftonin në Ukrainë, pretendon Komiteti Hetues.

Në atë kohë, Mumindzhanov ishte kreu i departamentit që prokuronte furnizime dhe burime për Ministrinë e Mbrojtjes. Kontrata për prokurimin e uniformave dyshohet se kapte vlerën e 1.5 miliardë rublave (15.1 milionë euro). Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu se si Mumindzhanov fitoi pronë me vlerë mbi 120 milionë rubla (1.2 milion euro) në rajonet Voronezh dhe Moskë.

Nuk dihet nëse Mumindzhanov tashmë i është caktuar masa e paraburgimit. Ai është komandanti i Qarkut Ushtarak të Leningradit, i cili u reformua këtë vit si pjesë e një reagimi më të gjerë rus ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat