Një burrë i armatosur ka arritur të hyjë në ambientet e brendshme të një spitali në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa mjekët dhe stafi u mbyllën në zyra me pacientët.
Aktualisht vijojnë negociatat e policisë me autorin, i cili është i armatosur.
Mediat vendase raportojnë se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.