Norvegjia dhe Japonia me marrëveshje të re bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes!

Evropë

Norvegjia dhe Japonia me marrëveshje të re bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes!

Nga: H.R Më: 3 shtator 2024 Në ora: 12:29
Ministri i Mbrojtjes norvegjeze, Bjorn Arild Gram

Marrëveshja e re siguron bashkëpunim më të ngushtë në materialet e mbrojtjes midis Norvegjisë dhe Japonisë, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes.

- Edhe pse gjeografikisht jemi larg njëri-tjetrit, ne ndajmë shumë të njëjta të politikës së sigurisë, sepse jemi dy kombe portuale me një kufi me Rusinë, thotë Gram.

Ai thekson se është e nevojshme të kemi  një bashkëpunim në prodhimin e armatimeve mbrojtëse si në Perëndim ashtu edhe në mesin e partnerëve të Norvegjisë në Lindje.

- Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar kapacitetet prodhuese në Norvegji. Kjo është e rëndësishme për mbrojtjen tonë, por edhe për të kontribuar në një kapacitet industrial më të fuqishëm të mbrojtjes përtej kufijve kombëtarë, thotë Gram.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së ministrit të mbrojtjes në Japoni, ku ai pati edhe takime për politikën e sigurisë me homologun e tij japonez Minoru Kihara.

Japonia planifikon investime të konsiderueshme në sektorin e mbrojtjes,në vlerë prej 330 miliardë mbrenda një periudhe katërvjeçare.

Në përgjigje të dëshirës së Japonisë për bashkëpunim më të ngushtë me vendet nordike, Norvegjia është duke shtua praninë e saj në rajon duke krijuar po ashtu një pozicion të rëndësishëm….)

Japonia është një klient i rëndësishëm për industrinë norvegjeze të mbrojtjes, por gjithashtu ka shumë për të ofruar për sa i përket ekspertizës së teknologjisë së lartë. Unë besoj fuqishëm se një bashkëpunim teknologjik midis industrisë së mbrojtjes japoneze dhe norvegjeze mund të prodhojë zgjidhje të reja inovative, thotë ministri i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram.

Japonia po investon gjithashtu në kërkime shkencore dhe teknologjinë hapësinore. Norvegjia tashmë ka hyrë në një bashkëpunim me Japoninë përmes Iniciativës shumëpalëshe të Operacioneve të Kombinuara Hapësinor.

“Këtu ka një potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit, si për të parë se si mund ta përdorim sa më mirë domenin hapësinor për operacione ushtarake dhe për të ulur kostot përmes ndërmarrjeve të përbashkëta, thotë Gram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat