Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të zhvillojë një vizitë zyrtare katër-ditore në Kinë, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, Sanchez do të fillojë udhëtimin e tij më 8 shtator, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
Të dy palët pritet të zhvillojnë bisedime të gjera për lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ndërsa Spanja i është bashkuar çështjes së Afrikës së Jugut për gjenocidin kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), lufta në Gaza mund të reflektojë gjithashtu në diskutimet dypalëshe me Kinën.
Të dy vendet thanë se kërkohet një armëpushim në enklavën e rrethuar palestineze të Gazës, ku më shumë se 40,800 janë vrarë nga forcat izraelite që nga 7 tetori.
Afrika e Jugut ngriti një çështje kundër Izraelit në GJND në Hagë në fund të vitit 2023, duke e akuzuar atë për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.