Pesë adoleshentë janë arrestuar për vrasjen e një 80-vjeçari. Burri, i cili ishte duke shëtitur me qenin e tij në Franklin Park në Leicestershire, u sulmua nga një grup të rinjsh të dielën.
I moshuari ndërroi jetë në spital. Një djalë dhe një vajzë, të dy 14 vjeç dhe një djalë dhe dy vajza 12-vjeçare janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.
“Fatkeqësisht, pas vdekjes së viktimës mbrëmë, ky është një hetim për vrasje. Oficerët po vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar detajet e sulmit dhe ne kemi arrestuar disa persona.
Ne kemi ende nevojë për dëshmitarë për të ditur nëse kanë parë diçka ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë”, tha detektivja Emma Mats.