Rusia sulmon me raketa balistike një shkollë dhe një spital në Ukrainë, Zelensky: Janë vrarë 41 persona, 180 të plagosur

Evropë

Rusia sulmon me raketa balistike një shkollë dhe një spital në Ukrainë, Zelensky: Janë vrarë 41 persona, 180 të plagosur

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një sulm rus me raketa balistike në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 41 të vrarë dhe 180 të plagosur.

Shifrat i ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Zelensky, i cili thotë se raporti paraprak sugjeron se qyteti lindor Poltava u godit nga dy raketa balistike ruse.

Ai thotë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe 180 të plagosur, disa prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar.

I cituar nga BBC, Zelensky tha se raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.

Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat