Kryeministri irlandez viziton Kievin

Evropë

Kryeministri irlandez viziton Kievin

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 12:23
Harris duke folur me kreun e administratës rajonale shtetërore të Kievit, Ruslan Kravchenko.

Kryeministri irlandez, Simon Harris ka vizituar Kievin e Ukrainës, derisa Irlanda po përgatitet të shpallë miliona fonde të reja për Ukrainën.

Harris, i cili mbërriti në Ukrainë sot mëngjes, do të nënshkruajë një marrëveshje të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë një takimi dypalësh në kryeqytetin ukrainas, shkruan Sky News.

Udhëheqësi irlandez do të vizitojë zonat e bombarduara nga Rusia dhe gjithashtu pritet edhe të takohet me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.

Ndryshe, paketa e fundit do të çojë fondet totale të Irlandës për Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022 në më shumë se 380 milionë euro, duke përfshirë rreth 130 milion euro në stabilizim dhe mbështetje humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat