Deklaratat e Vulin për raportin me Rusinë, Roth: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

Evropë

Deklaratat e Vulin për raportin me Rusinë, Roth: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:29
Roth

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pas deklaratave të Vulin në raport me Rusinë.

Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë. Ai shton se miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin, por jo në BE.

“Zoti president Aleksandër Vuçiç, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta.

Miqësia me kriminelët e luftës-çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por jo në BE”, ka thënë ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat