Spitalet kërkojnë mbrojtje në Itali pas sulmeve të vazhdueshme ndaj stafit

Evropë

Spitalet kërkojnë mbrojtje në Itali pas sulmeve të vazhdueshme ndaj stafit

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 17:56
Itali

Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë se 10 000 herë.

Sindikatat e doktorëve e infermierëve në Itali kanë bërë thirrje që autoritetet të marrin në konsideratë të sjellin ushtrinë në spitale pas një rritjeje të konsiderueshme të sulmeve ndaj stafit prej pacientëve e të afërmve të tyre, shkruan The Guardian.

Në një nga videot e postuar të premten, doktorë e infermierë shiheshin duke u mbyllur në një dhomë për t’u mbrojtur nga të afërm të një 23 vjecareje që kishte vdekur papritur gjatë një operacioni emergjence në spitalin e Foggia, në Puglia.

Disa punonjës ishin plagosur nga të afërmit e të resë, teksa në pamje shihen përparëset e tyre të gjakosura.

Dy ditë më vonë në të njëjtin spital një pacient sulmoi fizikisht tre infermierë në dhomën e emergjencës, ndërsa dje një pacient sulmoi një doktor në spitalin Francesco Ferrari në Lecce.

Antonio De Palma, kreu i sindikatës së infermierëve tha se ishte i shokuar nga rritja e dhunës vitet e fundit. “I kërkojmë ministrit të trajtojë urgjencën e situatës. Nuk mund të presim më, duhet të sillni ushtrinë në klinikat mjekësore”, tha ai sipas The Guardian.

Vitin e kaluar një 62-vjeçar u dënua me 16 burg për vrasjen e një doktori në 2022 me sopatë jashtë spitalit San Donato në Milano, pasi trajtimet që ai i kishte dhënë kishin qenë të padobishme.

Drejtori i spitalit të Foggia, Giuseppe Pasqualone, tha për rrjetin Guardian se impjanti rrezikon të mbyllet. “Nëse kjo vijon do të mbyllet reparti i emergjencës prej reduktimit të numrit të doktorëve e infermierëve”, tha Pasqualone, duke shtuar se spitali është me numër të mangët stafi dhe nuk mund të punojë me frikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat