U godit nga rrufeja, 32-vjeçari rrëfen momentin e frikshëm: Ndihesha sikur po vdisja

Evropë

U godit nga rrufeja, 32-vjeçari rrëfen momentin e frikshëm: Ndihesha sikur po vdisja

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 11:49
Pavel Smirnov

Momenti i frikshëm kur 32-vjeçari Pavel Smirnov u godit nga rrufeja në Batumi të Gjeorgjisë ka bërë xhiron e rrjetit.

Në video, Smirnov shihet duke kërcyer kur ai goditet papritur nga rrufeja dhe bie pa ndjenja në tokë.

Duke përshkruar atë që ndjeu kur u godit nga rrufeja, 32-vjeçari tha: “Gjëja e parë që pashë ishte një tunel drite. Pastaj dëgjova nga fëmijët se ishte rrufe dhe fillova të kuptoja se çfarë kishte ndodhur, por ndjeva se do të vdisja.

“Ndjeva dhimbje nga djegiet gjithandej. Më dhembin këmbët, më dhembin lëkura. Ishte shumë e vështirë të përgjigjesha, më dukej sikur nuk merrja dot frymë”, vijoi 32-vjeçari.

Për mjekët ishte një mrekulli që ai nuk humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat