Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll fshatin Dolynivka të Ukrainës

Evropë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll fshatin Dolynivka të Ukrainës

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër ukrainas.

Bëhet fjalë për fshatit Dolynivka, i cili gjendet në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainë, shkruan Sky News.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar kjo ministri ka pretenduar se ka marrë kontrollin edhe të disa fshatrave të tjera, si Kalynove të Ukrainës, Zhuravka dhe Zavitne.

Po ashtu në rajonin e Donetskut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat