Administrata e Biden kërkon zgjatjen e fondeve ushtarake prej afro 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Evropë

Administrata e Biden kërkon zgjatjen e fondeve ushtarake prej afro 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2024 Në ora: 07:51
Joe Biden

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të zgjasë autoritetin e "fshirjeve presidenciale" për furnizimin me armë në Ukrainë deri në vitin 2025, në mënyrë që 5.8 miliardë dollarët e mbetur të mund të përdoren përtej vitit fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sipas rregullave aktuale, fondet do të skadojnë nëse nuk përdoren deri në atë afat.

Pentagoni po punon me Kongresin për të siguruar zgjatjen, e cila do të lejonte vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Nëse zgjatja nuk jepet, Shtëpia e Bardhë mund të shpallë një paketë të madhe ndihme deri më 1 tetor, por kjo qasje mund të paraqesë sfida logjistike, si mungesa e burimeve të disponueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat