Çfarë pritet nga seanca e Strasburgut, Orban kundër të gjithëve

Evropë

Çfarë pritet nga seanca e Strasburgut, Orban kundër të gjithëve

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 08:47
Viktor Orbani

Orban kundër të gjithëve! Nëse nuk ju ka mjaftuar përballja mes Donald Trump dhe Kamala Harris dhe po kërkoni një debat të zjarrtë, nuk mund të humbisni atë mes Viktor Orbanit dhe deputetëve europianë.

Kryeministri hungarez do të jetë në sallën e Strasburgut të mërkurën më 18 shtator me rastin e seancës plenare, për të prezantuar prioritetet e presidencës hungareze të BE-së, në atë që pritet të jetë një debat i nxehtë.

Udhëheqësi hungarez shkaktoi zemërimin e BE-së kur, pak pas fillimit të marrjes së Presidencës hungareze, nisi atë që ai përcaktoi si një seri misionesh paqeruajtëse, duke takuar fillimisht Zelensky në Kiev, por më pas edhe Putin në Moskë, Xi në Pekin dhe Donald Trump në SHBA. Prandaj Orban u akuzua se kishte abuzuar me rolin e tij si president i rradhës i BE-së për qëllime personale.

Një çështje tjetër që ngjalli polemika ishte vendimi i Budapestit për të dhënë viza të veçanta pune për rusët dhe bjellorusët, një vendim i motivuar nga arsye ekonomike, por që shihej si një mënyrë për t’u dhënë akses të lehtë qytetarëve (dhe spiunëve) të Moskës në Shengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat