Shpërthim në qendër të Këlnit

Evropë

Shpërthim në qendër të Këlnit

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë, transmeton DW.

Policia e shtetit të Rhein-Westfalisëka thënë se një rrugë midis dy vendndodhjeve qendrore në Këln, Rudolfplatz dhe Friesenplatz, ishte e mbyllur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Një ndërtesë është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, raportojnë mediat.

Zona është e njohur për jetën e saj të natës dhe është plot me bare dhe restorante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat