Rusët i bëjnë përkrahjen Putinit: - Asnjëherë nuk kishte diçka të keqe me carin!

Evropë

Rusët i bëjnë përkrahjen Putinit: - Asnjëherë nuk kishte diçka të keqe me carin!

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 14:22
Palle Ydstebø

Mungesa e gatishmërisë së rusëve  për të kundërshtuar autoritetet në Rusi, është diçka që shkon shumë prapa në shpirtin e popullit rus, kështu mendon, Palle Ydstebø.

- Asnjëherë nuk kishte diçka të keqe me Carin. Ai thjesht kishte këshilltarë dhe mbikëqyrës të këqij. Kështu ishte edhe në Norvegji gjatë epokës daneze. Njerëzit ishin të mërzitur, sepse sikur mbreti ta dinte sa të këqija ishin gjërat, ai ndoshta do të bënte diçka. Njerëzit harruan “futen”,(në traditën popullore norvegjeze, "futen" ishte një taksambledhës brutal i pamëshirshëm dhe zbatues i autoritetit të dhënë nga vetë mbreti në Kopenhagë, kurse në përralla, kjo krahasohet shumë herë me ujkun)!

-Në shtator 2022, Putin tha në një fjalim televiziv se nëse territoret e Rusisë kërcënoheshin, ajo do të përdorte të gjitha metodat e disponueshme të mbrojtjes, përfshirë edhe armët e shkatërrimit në masë, edhe kundër Perëndimit.

Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë të "vijave të kuqe" të Rusisë. Pikërisht kjo "vijë" u shkel seriozisht kur forcat ukrainase hynë në provincën ruse të Kurskut në fillim të gushtit. Por deri më tani nuk ka pasur pasoja serioze për Ukrainën apo Perëndimin.

- Çfarë duhet të thuash me këtë?

Çështja për vijat e kuqe nuk është diçka e shpikur nga rusët, këtë e ka shpikur Perëndimi, thotë nënkoloneli Palle Ydstebø në një podcast për Nettavisen dhe luftën në Ukrainë.

-Vijat e kuqe janë në kokën tonë, prandsj rusët janë në gjendje ta shfrytëzojnë këtë perceptim me frikësimin e tyre. Mendoj se një pikë e rëndësishme për Zelenskyj (në lidhje me pushtimin e Kurskut, shënimi i redaktorit) ishte pikërisht të demonstronte se këto vija të kuqe janë thjesht një bllof, veçanërisht në lidhje me kërcënimet bërthamore, thotë Ydstebø.

Nënkoloneli beson se ukrainasit janë kampionë të botës në kuptimin e mentalitetit rus.

- Unë vetë vërej se është jashtëzakonisht e kërkuar të mësohesh me mënyrën e të menduarit rus. Nga pikëpamja ushtarake është në rregull deri diku, për sa i përket doktrinave, ju e shihni se si funksionojnë ato! Por, kur unë ndoqa nisjen e luftës, fjalimet e Putinit, deklaratat zyrtare dhe jozyrtare, kishte shumë çka të pabesueshme….)

- Por ata përdorin fjalë kërcënuese, prandaj disa në Perëndim janë ndoshta të shqetësuar se sulmi bërthamor do të vijë së shpejti, nëse ne nuk jemi pak të kujdesshëm?

-Rusia gjithmonë, por edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik ka bërë këto lloje kërcënimesh. Ata mezi kishin marrë armë bërthamore përpara se të fillonin të kërcënonin politikisht, thotë Ydstebø.

Të enjten e kaluar, rusët bënë kërcënime bërthamore, në formën e udhëheqësit të grupit të ekspertëve Sergej Karaganovi cili argumentonte përdorimin e armëve bërthamore kundër një vendi të NATO-s,

mendoni se Ukraina do të ekspozonte Rusinë?

P. Ydstebø sjell një shembull të funksionimit të këtyre kërcënimeve, dhe ai është se SHBA-ja ka tërhequr frenat ndaj përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

- Dhe sidomos kur i shohin ukrainasit duke përparuar…) Unë besoj se një nga qëllimet e Ukrainës për këtë pushtim ishte ekspozimi ose sfidimi i këtyre kërcënimeve, thotë Ydstebø.

Fakti që Rusia tani ka pastruar kufijtë e vendeve të NATO-s nga forcat tokësore, në mënyrë që ushtarët të mund të ndihmojnë në Kursk dhe Ukrainë, është dëshmia kyqe se Rusia në fakt nuk ka frikë nga ajo që ata i referohen NATO-s si agresive dhe sulmuese", thotë nënkoloneli në podcast.

– Në luftë, veprimi vlen më shumë se një mijë fjalë, shton ai.

Jens Stoltenberg, i cili është në muajin e tij të fundit si shef i NATO-s, ka thënë në disa raste se qëllimi kryesor i ndihmës së NATO-s për Ukrainën është të sigurojë që vendi të mbijetojë si një shtet sovran. Por midis rreshtave, mund të konkludohet se një qëllim tjetër është dobësimi ushtarak i Rusisë, në mënyrë që Kremlini të mësojë se nuk është i lirë të pushtojë vendet fqinje si Gjeorgjinë dhe Ukrainën!

- Nëse dikush fillon t'i afrohet një faze drejtë një paqe në Ukrainë - atëherë Rusia nuk do të jetë më në gjendje të "ngacmojë" vendet fqinje gjatë ... le të themi në pesë vitet e ardhshme?

Të paktën jo një vend fqinj perëndimor, kjo është relativisht e pamundur. Ushtria ruse e cila ndodhet në Ukrainë duhet të marrë pak kohë për t'u ripërtri  dhe për të ecur përpara…)

- Por mund të ndodhë që ata të provojnë përsëri forcën e tyre në Gjeorgji. Ata ndoshta kanë ende disa pula për të mbledhur për vete, njëherit kanë filluar të krijojnë një bazë detare në qytetin port të okupuar gjeorgjian të Ochamchire në Abkhazi, për të strehuar pjesën tjetër të flotës së Detit të Zi, pasi që kanë qenë të detyruar të evakuojnë në  Sevastopol dhe gadishullin e Krimesë!

Por nëse thuhet se fuqia luftarake e Rusisë është në rënie, pse gjithnjë e më shumë njerëz në Perëndim dhe Ukrainë po fillojnë të flasin për negociatat e paqes? A është kjo koha për ta filluar?

- Jo, unë nuk mendoj kështu, negociatat e paqes do të zhvillohen vetëm atëherë kur të ketë një bazë për negociata te paqes për Ukrainën, që do të thotë kur integriteti i tyre territorial të jetë rivendosur ose kur të dyja palët janë aq të rraskapitura sa që askush nuk dëshiron të vazhdojë mëtutje! Unë nuk mendoj se do të arrijmë deri te kjo pikë, sepse  kjo m’varet kryesisht nga Perëndimi! Ukraina duhet të merr mbështetjen që i nevojitet, përfundon nënkoloneli.

Nettavisen/Anders Lohne Fosse

16.09.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat