Përmbytje masive, Polonia shpall gjendjen e katastrofës

Evropë

Përmbytje masive, Polonia shpall gjendjen e katastrofës

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 08:26
Qyteti Gluholazy i përmbytur

Pas përmbytjeve të rënda Polonia shpalli gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse .

Gjendja e katastrofës vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua.

Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë euro. Edhe Austria ka rritur ndihmat për zonat e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndimë që mund të rritet në rast nevoje.

Image
Gjendja e përmbytjes në PoloniFotografi: Lukasz Cynalewski/Agencja Wyborcza.pl/REUTERS

Të paktën 18 të vdekur prej përmbytjeve

Përveç Polonisë të prekura keq nga përmbytjet janë pjesë të Austrisë, të Rumanisë dhe Republikës Çeke. Të hënën numri i të vdekurve në të katër vendet shkoi në të paktën 18 vetë. Ende mjaft vetë konsiderohen të humbur. 

Në pjesë të tëra të zonës së madhe të katastrofës, janë ende nën ujë mijëra kilomentra tokë. Rrugët dhe fushat janë përmbytur, bodrumet dhe shtëpitë janë plot, digat dhe pritat janë shkatërruar pjesërisht. Ka pasur vetëm një lehtësim të përkohshëm kur shiu ka rënë për pak orë në disa vende: meteorologët parashikuan reshje të tjera./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat