Ministrja e Jashtme e Gjermanisë paralajmëron: Nëse Ukraina do të humbasë luftën, ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet

Evropë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë paralajmëron: Nëse Ukraina do të humbasë luftën, ky do të jetë shteti i radhës që do pushtohet

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 16:13
Annalena Baerbock,

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se në rast se Ukraina do ta humbte luftën me Rusinë, “Moldavia do të ishte shteti i radhës”.

Ajo ka thënë të martën para gazetarëve se vetëm përkrahja për Ukrainën e garanton mbijetesën e Moldavisë, shtet fqinj me Ukrainën dhe Rusinë, ka raportuar Reuters.

Sipas saj, gjithçka që duhet bërë nënkupton edhe për stabilitetin e Moldavisë.

“Është e qartë se cili është shqetësimi kryesor i njerëzve; nëse Ukraina bie, Moldavia është shteti i radhës”, ka thënë Baerbock.

Ministrja gjermane ka vizituar kryeqytetin moldav Kishinau, për Platformën e Partneritetit me aleatë nga Franca dhe Rumania.

Gjatë vizitës, Baerbock ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i vendosur ta destabilizonte Moldavinë, “por e arriti të kundërtën pasi Moldavia tash është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Moldavia ka qenë kandidate serioze që nga 2022-a për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat