Një person i ka vënë flakën ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, Rumani, dhe për pasojë 300 njerëz janë evakuuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.
“Një burrë i moshës 60-65 vjeç ka ndezur zjarr në ambientet e ndërtesës së parlamentit rumun. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa”, shkruajnë mediat rumune.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët. Mediat rumune raportuan se autori i dyshuar arriti të arratisej, ndërsa policia publikoi fotot e tij dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për arrestimin.